Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

schedule07:48 - 22 Maj, 2025

schedule 07:48 - 22 Maj, 2025

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazës.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez. Ky i fundit, sipas Policisë, bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin.

Ambasada izraelite ka reaguar mbi ngjarjen duke pretenduar se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt.

Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, shkroi në X se anëtarët e stafit të ambasadës po merrnin pjesë në një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, ndërsa shpreson të zbatimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë në vend.

“Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC. Ne kemi besim të plotë tek autoritetet e zbatimit të ligjit si në nivel lokal ashtu edhe në atë federal për të kapur autorin e sulmit dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetet hebraike në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!