Mjeku Luçiano Bardhi zbuloi për ‘ABC e mëngjesit’ studimin e ri lidhur me pacientët që luftojnë me armikun e padukshëm, kancerin. Referuar studimeve të fundit, të cilat Bardhi i bëri me dije në studio, hekuri i tepërt mund të sulmojë qelizat kancerogjene duke shkaktuar ferroptozën, vdekjen qelizore të ndërmjetësuar nga hekuri. Sipas Bardhit, hekuri për qelizën është toksik çka sjellë dëmtimin e qelizave metastatike. Kjo metodë mund të aplikohet në pacientë që janë rezistentë ndaj kemioterapisë, por gjithsesi kjo praktikë është ende në fazë studimore dhe eksperimentale.
“Feroptoza është një vdekje qelizore e akumuluar që bëhet nga depozitimi i molekulave të hekurit. Hekuri bën të mundur katalizimin e membranave biologjike dhe duke qenë se bashkëpunon me perokside formon radikale të lira.
Kjo mund të ketë efekt të mirë te pacientët që ndiqen me kemioterapi. Është një terapi e veçantë që përdoret për metastazat e tumorit. Mund të përdoret për ata pacientë që nuk i përgjigjen kemioterapisë. Qelizës i jepet hekur, qeliza dëmtohet. Mund të përdoret vetëm te personat që nuk reagojnë ndaj kemioterapisë. Është ende në fazë studimore. Hekuri është toksik për qelizën dhe jep dëmtim të membranës qelizore.” / abcnews.al