Kontrolle intensive janë kryer në të gjithë akset e qarkut Shkodër. Mësohet se Policia Rrugore ka arrestuar dy persona dhe ka vendosur mbi 200 gjoba për parakalim të gabuar dhe për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Sakaq, 27 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Njoftimi i Policisë:
Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:
✅Janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
✅ 103 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;
✅ 27 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅ 34 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅ 148 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✅ 7drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara./abcnews.al