Kontratë 5-vjeçare dhe vizitat mjekësore të planifikuara, Donnarumma është i PSG

schedule19:35 - 13 Qershor, 2021

schedule 19:35 - 13 Qershor, 2021

PSG është një nga klubet më aktive në merkato dhe vazhdimisht lidhet për transferimin e disa prej yjeve më të mëdhenj të Europës. Pasi i morën Barcelonës Georginio Wijnaldum, nënkampionët e Francës e kanë mbyllur me Gianluigi Donnarumma.

Gazetari Fabrizio Romano konfirmon detajet e transferimit dhe atë që do të ndodhë. Ish-portieri i Milanit do të firmosë me PSG kontratë 5-vjeçare, deri në verën e vitit 2026 dhe ai nuk do të largohet në huazim, por do të qëndrojë në skuadër dhe do konkurrojë për një vend në formacion me Keylor Navas.

Gjithçka do të zyrtarizohet të mërkurën, kur portieri do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij si gardiani i ri i PSG. Kujtojmë se Donnarumma i bashkohet PSG me parametra zero, pasi zgjodhi të mos rinovojë me Milanin pas fundit të kontratës. /abcnews.al