Avokati Arbër Hoxha në “News Line” në ABC News tha se kontrata e PD me vlerë 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën” e Berishës, në SHBA është e ligjshme. Por, problemi i madh qëndron në vendin tonë, pasi kjo kontratë u mbajt e fshehtë dhe burimi parave ngre shumë dritëhije dyshimi.
Hoxha tha se burimi i parave ngelet ende një enigmë, prandaj SPAK duhet të nisë hetimet e mirëfillta për këtë rast. Sipas tij Prokuroria e Posaçme ka prova të mjaftueshme për ta paregjistruar si procedim penal dhe se nisa e hetimeve do u jepte përgjigje shumë pyetjeve.
“Në SHBA çdo që është kryer është e ligjshme, por në Shqipëri mënyra se si është mbajtur e fshehur kjo kontratë hedh shumë dritëhije dyshimi. Burimi i të ardhurave është akoma enigmë, prandaj duhet që të ketë hetime të mirëfillta. Prokuroria e Posaçme duhet që të japë përgjigje të këtyre pyetjeve se ku cili është burimi i këtyre parave. Kjo marrëveshje është e papërshtatshme për PD para zgjedhjeve 2025. Duhet të kalojë së pari filtrat verifikimit. Nëse ka të dhëna të mjaftueshme për të nisur një procedim penal duhet të nisë. Ka të dhëna të mjaftueshme për SPAK që të regjistrojë procedimin penale”, tha avokati.
Sa i takon pretendimit të PD se shumë marramendëse është mbledhur në saj të emigrantëve, Hoxha thotë se kjo është e pamundur. Ai shton se edhe në rastet se mund të jetë e vërtetë, duhet të ketë një listë transparence me të dhënat e atyre që kanë kontribuar.
“6 milionë dollarë janë shumë që të mblidhen nga emigrantët, kështu që u duhen minimalit 6 mijë njerëz, që është e pamundur. Edhe nëse do të kishte qenë duhet të bëjnë një listë transparente të numrit të emigrantëve, emrit, mbiemrit dhe IBAN-it. Nëse e regjistron SPAK, normal që do të marrë kohën e saj të paktën 6 ose 7 muaj. Besoj se do të ketë rezultate konkrete nëse do të regjistrohet si një procedim penal, do hetohet burimi i të ardhurave , pagesa dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë kontratë”, përfundoi avokati Hoxha./abcnews.al