Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrabandonin lloje të ndryshme barnash, 8 të arrestuar, 10 të proceduar e 1 në kërkim në Tiranë

schedule10:40 - 19 Nëntor, 2022

schedule 10:40 - 19 Nëntor, 2022

Tetë persona janë vënë në pranga, për dhjetë të tjerë kanë nisur hetimet dhe një person është shpallur në kërkim në Tiranë për kontrabandim llojeve të ndryshme të barnave. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Veterinary”, u arrestuan:

Dragjica Aleksi, 53 vjeç, Dilaver Dorzi, 53 vjeç dhe  Pavlo Vasili, 60 vjeç.



Fatbardha Guri, Gëzime Shehu dhe Nikolin Daija, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat e përmendur më sipër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!