Kontrabandë armësh nga Serbia? Reagon KFOR-i: Nuk ka asnjë dëshmi për këtë

schedule09:52 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:52 - 5 Korrik, 2023

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar pas akuzave të deputetes britanike, Alicia Kearns në lidhje me kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë.

Në një reagim për mediat në Kosovë, KFOR-i u shpreh se nuk ka asnjë dëshmi për këtë.

Sipas KFOR-it, për çështjen e kontrabandës është përgjegjëse Policia e Kosovës.

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar. Nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Kearns ka deklaruar djenë Parlamentin britanik se Serbia po kontrabandonë armë përmes autoambulancave dhe të njëjta po dërgohen në kishat ortodokse.

Ajo ka thënë se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!