Kontenjeri me 119 kg kokainë, lihet në burg administratori dhe shoferët

schedule12:37 - 2 Janar, 2022

schedule 12:37 - 2 Janar, 2022

Gjykata ka lënë në burg administratorin e firmës Zico Sh A që merret me import eksport të bananeve dhe dy shoferët e kontejnerit ku u gjetën 119 kg kokainë më 31 dhjetor të vitit që lamë pas.

Në burg janë lënë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Misteri pas konteinerit me “të bardhë”, një grup vodhi drogën në Itali, të tjerë e ndaluan për kontroll në Durrës

Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Për këtë ngjarje përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Uniformat blu bënë një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe gjetën 119 kilogramë kokainë. Në pranga u vunë 2 drejtuesit e automjeteve të firmës, si dhe administratori kompanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!