Kontakte të pozitivëve, ku janë rastet e reja në Shkodër dhe Durrës

schedule11:16 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:16 - 11 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 6 raste të reja me koronavirus në qarkun e Shkodrës. Gazetari Simon Shkreli bën të ditur për abcnews.al se rastet e reja i përkasin 4 Shkodrës dhe dy Malësisë së Madhe.

Mësohet se personat që kanë dalë pozitivë gjatë 24 orëve të fundit janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Po ashtu në Durrës u konfirmuan sot 3 raste. Gazetari Leonidha Musaj raporton se rastet e reja janë kontakte të personave që kanë dalë pozitivë më herët dhe nuk kemi të bëjmë me vatra të reja infeksioni.

Ditën e sotme është shënuar bilanci më tragjik që nga shpërthimi i pandemisë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë kanë humbur jetën te spitali Infektiv, ndërsa janë konfirmuar 93 raste të reja. /abcnews.al