Policia në Durrës ka vënë në pranga një të ri për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.
Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Drug Dealer” në pranga u vu M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, bazuar në informacionet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike.
I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po ashtu, njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh. /abcnews.al/