Konsumoi vetëm whiskey dhe mjaltë/ Si shpëtoi britaniku nga koronavirusi?

schedule09:15 - 6 Mars, 2020

schedule 09:15 - 6 Mars, 2020

Connor Reed, një mësues 25-vjeçar nga Uellsi që jetonte në Wuhan ka treguar se si u sëmur nga koronavirusi dhe si arriti ta mposhte.

Ai besohet se është ndër personat e parë që është prekur dhe sipas tij, simptomat janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme.

Por, ajo që na ka habitur të gjithëve, është mënyra se si i riu e ka mposhtur sëmundjen.

Ndonëse duket e pabesueshme, Reed ia doli të mbijetojë vetëm duke pirë whiskey të ngrohtë dhe mjaltë shkruan Wales Online

Kjo kurë kaq e thjeshtë e shëroi nga virusi i cili ka krijuar makth në të gjithë botën.

Ja si e tregon ai:

Dita e parë: Kam një ftohje. Unë po teshti dhe sytë e mi lotojnë. Nuk është aq keq sa të lë punën.

Dita e dytë: Kam dhimbje të fytit. Duke kujtuar atë që bënte nëna ime kur isha fëmijë, përgatita pak mjaltë me çaj të nxehtë.

Dita e tretë: Është e rëndësishme për mua që ta kapërcej shpejt këtë ftohje, që të mund të qëndroj i shëndetshëm për punë. Vetëm për qëllime  mjekësore, vendosa të shtoja në çaj pak whiskey

Dita e katërt: Kam fjetur si bebe mbrëmë. Whisky kinez është dukshëm një ilaç për të gjitha sëmundjet e njohura.

Më pas në ditën e pestë ai tregon se kuptoi se nuk ishte thjesht një grip dhe i duhej një kurë më e fortë për ta kaluar.

25-vjeçari thotë se shtoi më shumë whiskey në çajin e tij të nxehtë dhe vuri re se ishte duke u përmirësuar ndjeshëm.

Por, ishte i detyruar që të shkonte sërish në punë dhe aty kuptoi se nuk mundej, pasi muskujt ishin dobësuar dhe e kishte të vështirë të merrte frymë lirshëm.

Në ditën e nëntë Reed thotë se i iku oreksi dhe nuk kishte dëshirë as të hante dhe as të pinte më.

Në ditën e dhjetë, ai kishte mbaruar çerekun e shishes së whiskey-t, por temperatura ishte e lartë dhe ai nuk çohej dot as nga krevati.

Dita e 12 ka qenë me e vështira për të dhe pa se macja e tij kishte ngordhur, pasi edhe ajo ishte infektuar.

Në po këtë ditë, ai shkoi në spital dhe mjekët as që dyshuan se ishte i prekur nga koronavirusi . Atij i dhanë mjekim për grip dhe e dërguan për në shtëpi.

Më pas ai vazhdoi kurën e tij me mjaltë dhe  whiskey.

Nga dita 22 filloi të ndihej më mirë, dhe në ditën e 24 ai u rikthye në punë.

Pas kësaj, ai dëgjoi për virusin që tashmë është përhapur në të gjithë botën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!