Konsensus në Durrës? PD drejt emrit të Luan Hotit për zgjedhjet e 6 marsit

schedule11:18 - 24 Janar, 2022

schedule 11:18 - 24 Janar, 2022

Kryedemokrati Lulzim Basha është duke u konsultuar me deputetët dhe krerët lokal të PD-së për emrat që do të përfaqësojnë siglën zyrtare në zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Deri më tani janë folur mjaft emra, ndërsa gara duket të jetë më e fortë në Bashkinë e Durrësit, ku pritet që edhe krahu i Berishës të propozojë emrin e tij.

Ndërkohë që nga PS ka disa emra në qarkullim, ku më favorite është Emirjana Sako, duket se demokratët do të shkojnë drejt emrit të nënkryetarit të PD-së lokale, Luan Hoti. Ky i fundit ka është mbështetjen e degës lokale të partisë.

Lexo edhe: EMRAT/ PS, PD dhe Berisha, miqtë, rivalët dhe të pakënaqurit që synojnë bashkinë e Durrësit

Hoti vjen nga komunat e Durrësit, të cilat vazhdimisht në zgjedhje kanë votuar të djathtën, ndërsa ai vetë ka drejtuar degët e PD-së në disa lagje të qytetit.

Nëse do të ketë konsensus mes demokratëve të Berishës dhe PD-së zyrtare, ai do të bëhet mbi emrin e Hotit pasi siç bëjnë me dije burimet, Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky emër. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!