Konlfikti me pronat, Bashkia e Gjirokastrës nën akuzë nga 30 familje

schedule14:36 - 25 Prill, 2018

schedule 14:36 - 25 Prill, 2018

30 familje nga Prongji dhe Kardhiqi i Gjirokastrës kanë hyrë në konflikt për çështjen e tokës. Ata thonë se prona u është marrë padrejtësisht dhe ka kaluar me qira tek persona të tjerë.

Problemi me pronësinë e tokës ka përfshirë prej disa muajsh Bashkinë Gjirokastër dhe 30 familje të fshatit Prongji dhe Kardhiq. Këta të fundit akuzojnë Bashkinë e Gjirokastrës për dhënien me qira të tokave pranë fshatit të tyre. Sipas banorëve, ky institucion ka shkelur ligjin duke dhënë me qira për një afat 99 vjeçar, tokën e lënë në përdorim të banorëve. Kjo sipërfaqe nuk është trajtuar nga ligji 7501, ndërsa disa prej banorëve pretendojnë se disponojnë dokumentacionin që vërteton pronësinë e tyre.

Banorët thone  se dosjet e këtyre tokave që familjet e fshatrave Prongji dhe Kardhiq, pjesë e njësisë administrative Cepo, e kanë trashëguar si pronë të tyre, tashmë ndodhen në Agjensinë e Pronave për shqyrtim. Por pavarësisht kësaj, Bashkia Gjirokastër ka miratuar kalimin e tyre me qira, një pronari të ri, i cili ka filluar punimet në terren. Për këtë ata kanë bërë një kallëzim në polici dhe prokurori për Bashkinë Gjirokastër.

Një ditë më parë përfaqësues të këtij fshati kanë marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku kanë kërkuar shqyrtimin e kësaj çështjeje, por mungesa e dokumentacionit dhe informacionit ka sjellë shtyrjen e saj për mbledhjen e radhës. Ndërkohë, Bashkia e Gjirokastrës nuk pranon të japë asnjë informacion mbi këtë konflikt duke shtuar se sqarimet përkatëse do të bëhen të ditura në mblledhjen e këshillit bashkiak të muajit maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!