Konkursi për gradat në polici përfundon në Prokurori

schedule16:56 - 15 Nëntor, 2018

schedule 16:56 - 15 Nëntor, 2018

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës procesin e konkurimit të organizuar në Akademinë e Sigurisë për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”. Me urdhër të drejtorit të policisë Ardi Veliu ky testim është anuluar për shkak të parregullsive të vërejtura dhe do të organizohet në një datë tjetër.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ne Ministrine e brendshme kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës, procedurat e ndjekura në konkursin për gradat e policisë, “Komisar” dhe “Kryekomisar”, që u zhvillua më datë 7 nëntor. Kallëzimi nga SHÇBA është bërë për “Shpërdorim Detyre” dhe bazohet në nenin 248 të Kodit Penal.

Sipas denoncimeve nga pjesëmarrës në këtë garë, gjatë testimit ka pasur shumë parregullsi, mundësi për të kopjuar dhe dyshime për dalje të tezës së provimit. Sipas disa garuesve, ditën e testimit edhe pajisja “skaltron” që korrigjon provimet elektronikisht, ka paraqitur probleme.

Në datën 13 nëntor, drejtori i përgjitshëm i policisë Ardi Veliu kishte anuluar këtë konkurs përmes një urdhëri, duke e shpallur të pavlefshëm. Testimi, sipas tij, do të përsëritej në datë 15 nëntor, por më pas sërish u shty për një datë ende të pacaktuar. Rreth 400 oficerë policie konkurruan për 130 vende për gradën Komisar dhe 230 oficerë për 100 vende me gradën Kryekomisar. Komisioni i provimit kryesohej nga zv/drejtorja e policisë së shtetit Aida Hajnaj dhe kishte në përberje edhe 4 anëtarë të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!