Kongresi Amerikan ka aprovuar vendosjen e sanksioneve kundër Kinës për Ligjin e Sigurisë që do të zbatohet në Hong Kong. Ky ligj parashikon gjykimin në Kinë të elementëve kundërshtarë të Pekinit.
Pavarësisht se si është propaganduar, juristët dhe ekspertët ligjorë thonë se ligji i Kinës për sigurinë kombëtare kundër Hong Kong-ut, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik të këtij territori.
Po ashtu, ky ligji i jep Pekinit fuqi të gjëra që nuk i kishte pasur kurrë më parë në Hong Kong. Masa duhet të kalojë në Senat përpara se të mbërrijë në tryezën e Presidentit Donald Trump për t’u nënshkruar.
Miratimi unanimisht tregon qartë shqetësimet e Uashingtonit për përfundimin e autonomisë së Hong Kongut, një qendër e rëndësishme financiare.
Ndërkohë në Hong Kong kanë rinisur protestat kundër ligjit, ndërsa situata është përshkallëzuar edhe në dhunë mes policisë dhe demostruesve. /abcnews.al/