Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS-së, njoftoi se në fillim të Tetorit do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm. Ai prezantoi edhe sekretariatin e ri të partisë, i cili sipas kreut të qeverisë, do t’i nënshtrohet një votëbesimi të asamblesë në kongresin që pritet të mbahet në Tetor
“Na duhet një diskutim gjithpërfshirës, shterues dhe mobilizues prandaj dhe unë propozoj si fillim asamblesë thirrjen në fillim të tetorit kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeveria nga njëra anë dhe lidershipi i ri i partisë të paraqesë platformat e tyre të veprimit dhe pastaj gjërat shtrohen në një diskutim dhe të vihen në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të partisë.
Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi dhe pas një diskutimi që kemi zhvilluar së bashku, iu kërkoj të miratoni strukturën dhe përbërjen e re, i cili do të duhet t’i nënshtrohet votëbesimi të asamblesë në kongres. Pra do ta votojë asambleja në Kongres pasi të prezantohet platforma nga sekretari i përgjithshëm.”, tha Rama.
Sekretari i Organizimit, Ardian Cela
Sekretar i Burimeve njerëzore, Eduart Ndreca
Sekretare e Gruas, Evis Kushi
Sekretar dixhital dhe i Rinisë, Etjen Xhafa
Sekretar i marrëdhënieve me jashtë, Romina Kuko,
Sekretar i çështjeve zgjedhore, Eridjan Salianji
Sekretare e programit, Milva Ekonomi
/abcnews.al