Dy persona janë konfliktuar mes tyre dhe për pasojë një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në verandën e një lokali në Klos. Autori, Selami Rami, 28 vjeç, është ndaluar nga policia disa orë pas ngjarjes në fshatin Pleshë-Klos.
I dëmtuari Gazmir Pisli pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Sherri dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar thikën e përdorur nga autori./abcnews.al