Një 74-vjeçar, administrator i një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë, është plagosur rëndë me mjete prerëse pas një konflikti me një banor të pallatit.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për rastin.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, 35-vjeçari Klevis Leka, banor i të njëjtit pallat.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti dyshohet se ka nisur për linjën e ujit të pijshëm në pallat. Gjatë përplasjes, 35-vjeçari dyshohet se ka përdorur mjete prerëse, duke plagosur rëndë administratorin.
Policia ka sekuestruar si prova materiale një thikë dhe një motosharrë.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


