Konflikti në Nagorno-Karabakh, nisin bisedimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

schedule10:28 - 21 Shtator, 2023

schedule 10:28 - 21 Shtator, 2023

Azerbajxhani njoftoi sot mbërritjen e delegacionit armen nga enklava e Nagorno-Karabakpër të nisur bisedimet pas operacionit anti-terrorist të nisur nga Baku, i cili zgjati 24 orë dhe më shumë se 200 persona humbën jetën.

Delegacioni armen mbërriti në mëngjes në qytetin e Azerbajxhanit Yevlakh, sipas një deklarate të lëshuar nga presidenca e Azerbajxhanit.

Sipas Hikmet Hajiyev, këshilltar i presidentit azerbajxhanas, qëllimi i Bakut nga bisedimet e sotme është “riintegrimi paqësor i armenëve të enklavës” dhe normalizimi i marrëdhënieve me Armeninë.

Ramin Mammadov përfaqëson palën azere, njoftuan mediat lokale.

Agjencia e lajmeve Azertag transmetoi imazhe të një kolone me automjete të zeza që mbërrinin në vendin e negociatave, e ndjekur nga një automjet që mbante flamurin rus dhe targa ushtarake ruse.

Kujtojmë se “lufta 24-orëshe” e nisur nga Baku përfundoi ditën e djeshme me dorëzimin e separatistëve dhe rikthimin e rajonit nën kontrollin e Bakut. Baku tani dëshiron të negociojë riintegrimin e kësaj enklavë, e cila është e populluar kryesisht nga armenë.

Nagorno-Karabak u shkëput kur BRSS u shemb dhe shkëputja e tij çoi në dy luftëra të përgjakshme në vitet 1990 dhe 2020.

/abcnews.al