Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ndaj centralit bërthamor në Iran. Ndërkohë mediat në Iran raportojnë se mbrojtja ajrore iraniane është aktivizuar në disa pjesë të Teheranit.
Ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se po vazhdon të godasë objektivat në Iran. Izraeli deklaroi sot se ka kryer sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe në pjesë të tjera në të gjithë Iranin, duke vrarë një gjeneral të lartë dhe dy zyrtarë të tjerë ushtarakë, dhe duke e rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme.
Irani u përgjigj duke lëshuar dhjetëra dronë dhe raketa ndaj objekteve izraelite. Nga ana tjetër, Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar disa prej tyre në hapësirën e vet ajrore.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se programi bërthamor i Iranit përbënte një kërcënim ekzistencial.