Kina ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit dhe ka dënuar aktet që dëmtojnë civilët.
“Kina është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensionit dhe dhunës midis palëve palestineze dhe izraelite dhe është e pikëlluar nga numri i madh i viktimave civile të shkaktuara nga konflikti”, tha Zhai Jun, i dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme.
“Ne kundërshtojmë dhe dënojmë aktet që dëmtojnë civilët dhe bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm,” shtoi ai./abcnews.al