Konflikti Greqi-Turqi, intensifikohen proceset diplomatike, Erdogan telekonferencë me Merkel dhe Michel

schedule09:37 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 21 Shtator, 2020

Proceset diplomatike po intensifikohen në funksion të takimit të Këshillit Evropian në 24-25 Shtator.

Sipas mediave turke, Rexhep Tajip Erdogan do të ketë një telekonferencë të Martën me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Sipas TRT, tema e telekonferencës do të jenë marrëdhëniet e BE me Turqinë por edhe tensioni i fundit në Mesdheun lindor me Greqinë.

Sipas mediave turke zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin në një intervistë ditën e djeshme tha se Erdogan kishte patur bisedime me kryeministrat e Italisë dhe Spanjës dhe disa kontakte me Merkel.

“Qëllimi i këtyre kontakteve është të zvogëlojnë tensionin në zonë. Ne e kemi bërë të qartë se jemi gati të diskutojmë të gjitha çështjet me Greqinë pa parakushte”, shtoi Kalin.

Sipas ambasadorit gjerman Ernst Reichel konflikti Greqi-Turqi është kthyer në një çështje personale për kancelaren Merkel.

“Është e  qartë se Gjermania ka një rol kufizues. Me fjalë të tjera, ne nuk mund t’i drejtohemi Turqisë me një ton të ashpër sepse nëse e bëjmë këtë, do të humbasin aftësinë tonë për të ndërhyrë dhe për të ndërmjetësuar një dialog midis dy vendeve. Çështja është se si duhet ta bindim Turqinë, theksoi Rachel.

Duke iu referuar rolit të Merkel, ajo tha: “Kancelarja dhe Ministri i Jashtëm kanë analizuar hollësisht konfliktin me Turqinë. Kancelarja konsideron se është çështje e saj personale të shmangë konfliktin ushtarak, të ulë tensionet dhe të vendosë paqen midis 2 vendeve.

Kancelarja deri më tani ka realizuar me sukses disa nga qëllimet e saj. “Anija kërkimore ‘Oruts Reyes’ është tërhequr nga Kastellorizo ​​dhe, nëse kemi të njëjtin fat dhe sukses së shpejti do të kalojmë në hapin tjetër në dialogun midis vendeve.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!