Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfliktet/ “Zgjidhja të bazohet te diplomacia”, Presidenti Begaj: Shqipëria qëndron krah partnerëve strategjikë dhe aleatëve

schedule20:06 - 25 Shtator, 2025

schedule 20:06 - 25 Shtator, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Presidenti Bajram Begaj tha se sesioni i 80 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB mbahet në një kohë sfidash dhe zhvillimesh dinamike gjeopolitike.

Gjithashtu ai shtoi se Shqipëria qëndron krah partnerëve strategjikë dhe aleatëve, duke nënvizuar se mbetet e përkushtuar në politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të BE, e përkushtuar në Kartën e OKB dhe në të drejtën ndërkombëtare.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Në fjalën tuaj përmendët edhe shumë nga tema që shqetësojnë sot Kombet e Bashkuara, ku Shqipëria bën pjesë që në vitet 50, kemi luftën në Ukrainë, luftën në Lindjen e Mesme, situatën në Gaza, kërkojnë zgjidhje të cilat janë të vështira.

Presidenti Bajram Begaj: E drejtë, sesioni i 80 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, mbahet në një kohë sfidash sigurie, dhe zhvillimesh dinamike gjeopolitike. Lufta në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, situata në Gaza janë çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejta, të mençura që duhet të jenë të bazuara te diplomacia dhe jo te konflikti, jo te dhuna, jo te armët. Patjetër që Shqipëria qëndron krah partnerëve strategjikë dhe aleatëve mbetet e përkushtuar në politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të BE, mbetet e përkushtuar në Kartën e OKB dhe në të drejtën ndërkombëtare, dhe mbështet shumë multilateralizmin dhe rendin e bazuar në rregull.

Sokol Balla: Nëse flasim për konfliktin në Ukrainë, situata është e ndërlikuar, sidomos në zonën e Republikave Baltike, aty ku edhe Shqipëria ka edhe të dislokuara trupat e saj. Presidenti Trump, në takimin me Zelensky tha se vendet aleate të NATO-s, duhet të godasin avionët dhe dronët rusë që kalojnë vijën ajrore të Aleancës, ama kjo do të ishte një hap shumë afër një konflikti të ri dhe të armatosur, përtej Ukrainës.

Presidenti Bajram Begaj: Mendoj që deklarata, e Presidentit Trump është një deklaratë e duhur në momentin e duhur. Sa i përket luftës në Ukrainë, qëndrimi ynë si Shqipëri, ka qenë i qartë ne kemi dënuar që në fillim agresionin e padrejtë dhe të pajustifikuar rus në Ukrainë. Kemi mbështetur të drejtën e popullit të Ukrainës për t’u mbrojtur dhe për lirinë. Po ashtu kërkojmë që të ketë një llogaridhënie për këtë agresion rus dhe patjetër mbështesim çdo lloj zgjidhje diplomatike e cila është e udhëhequr nga SHBA dhe BE për të patur një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!