Konflikt për motive pronësie me xhaxhain, 29-vjeçari në Malësinë e Madhe qëllon me automatik

schedule09:34 - 27 Qershor, 2022

schedule 09:34 - 27 Qershor, 2022

Policia në Malësinë e Madhe ka vënë në pranga një 29-vjeçari pasi u përfshi në një konflikt me xhaxhain e tij për motive pronësie. Bëhet e ditur se i riu me iniciale S. K., banues në fshatin Gruemirë-Çezme, pas konfliktit me xhaxhain 64-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Pas incidentit, ai u arrestua në flagrancë.  Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër i riu.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!