Pak pas mesnatës, rreth orës 01.15 te ditës së sotme, në zonën e ish-Bllokut janë rregjistruar të shtëna me armë si dhe një person i lënduar, me plagë të shkaktuara jo nga arma, por nga goditje me grushtat. Si pasojë e konfliktit mes te rinjve ka mbetur i lënduar Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore, dhe më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Gjatë konfliktit me të, njëri prej shtetasve të përfshirë në sherr ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pasi në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja. Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme./abcnews.al
Konflikt mes të rinjve në zonën e ish-bllokut në Tiranë, lëndohet një i ri
schedule09:54 - 10 Nëntor, 2017
schedule 09:54 - 10 Nëntor, 2017