Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur rëndë në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme para bashkisë së qytetit dhe 50 metra larg komisariatit të Korçës.
38-vjeçari, Erjon Hoxhallari, plagosuri me armë është dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Autori u ndalua nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur nga konfliktet e vjetra midis autorit dhe të plagosurit./abcnews.al