Konflikt me armë mes 3 personave në Tiranë

schedule11:15 - 15 Mars, 2018

schedule 11:15 - 15 Mars, 2018

Një sherr mes tre personave në kryeqytet ka përfunduar me përdorimin e armëve, fatmirësisht pa të lënduar. Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Arben Hasani, i cili u konfliktua me dy persona, me iniciale A.C. dhe A.A.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Deliu” për motive të dobëta. Gjatë debatit, 35-vjeçari nxorri pistoletën duke kërcënuar dy personat dhe më pas qëlloi në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.

Sipas policisë Arben Hasani e mbante pistoletën pa leje. Në vendngjarje grupi hetimor gjeti tre gëzhoja. Uniformat blu sekuestruan armën me 4 fishekë, ndërsa Hasani akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Arrestohet autori i ngjarjes.

Policia e Tiranës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Arben Hasani 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A.Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!