Konfirmohet një rast i ri me koronavirus në Shqipëri

schedule11:24 - 20 Mars, 2020

schedule 11:24 - 20 Mars, 2020

Shënonet një rast tjetër me koronavirus në Shqipëri. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se rasti i ri është në Patos dhe bëhet fjalë për një grua 85 vjeçare.

Gruaja e moshuar 85 vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se gruaja dyshohet se është infektuar nga djali i saj. Pas konstatimit të djalit me koronavirus, ajo është vetëizoluar me qëllim që të mos infektonte dhe të tjerë.

Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.

Me rastin e ri në Patos, numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 65.

Pritet që pas pak minutash të dalë Ministria e Shëndetësisë për situatën gjatë 24 orëve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!