Autoritetet Shëndetësore në Kinë janë duke testuar me miliona njerëz, si dhe duke marrë masa anti-Covid, pasi raste të shumta me virusin janë zbuluar në tre qytete të vendit.
Masa në shkallë të gjerë janë duke u miratuar në qytetet e Tianjin, Shanghai dhe Manzhouli ndërsa zyrtarët kinezë kanë raportuar dy raste të reja të transmetuara në vend sot, duke e çuar numrin në 14 që nga java e kaluar.
Kina duket se kryesisht e ka të vënë nën kontroll virusin në muajt e fundit, por vatrat e reja kanë treguar se ekziston ende rreziku i rikthimit të infeksionit ndërsa temperaturat bien.
Qëkur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kina numëron 86,442 të infektuar dhe 4,634 vdekje të lidhura me virusin.
Të hënën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi dy raste të reja të transmetuara në Shanghai gjatë 24 orëve, duke e çuar gjithsej në shtatë numrin e transmetimeve lokale që nga e premtja. s.b/abcnews.al/