9 raste të reja me Covid-19 në Elbasan, krijohen 3 vatra infeksioni

schedule18:03 - 6 Shtator, 2020

schedule 18:03 - 6 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Elbasan janë konfirmuar 9 raste të reja me Covid-19, sipas gazetarit të Abc News, Aldo Kozare. Gazetari citon burime zyrtare pranë ISHP në Elbasan.

Sipas tij kemi të bëjmë me tre vatra të reja. Tre familje të cilat kanë nga tre apo katër anëtarë të infektuar.

Raportohet po ashtu, se të infektuarit e kanë marrë virusin nga kontaktet e përditshme me persona të infektuar apo nga ambientet që kanë frekuentuar.

Aktualisht problematike vijon të jetë tek qendra spitalore Xhaferr Kongoli ku aktualisht janë aktive dy vatra.

Të infektuar janë tre mjekë ndërsa në karantinë ndodhen 5 të tjerë, tre kirurgë dhe dy patologë. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!