32 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Greqi dhe dy persona kanë humbur jetën duke e çuuar në 138 numrin e personave që e kanë humbur betejën me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë greke raporton numri i përgjithshëm ka shkuar në 2.566, nga të cilat 55.6% janë burra. Nga këto, 588 e rasteve (22.9%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,262 (49.2%) kanë të bëjnë me një çështje tashmë të njohur.
Ndër të tjera autoritetet greke bëjnë me dije se nga viktimat 36 (26.1%) ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra, ndërsa mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën ka qenë 74 vjeç./abcnews.al