Raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli tha për “ABC News” se pothuajse të gjitha lagjet e qytetit të Shkodrës janë të prekur nga COVID-19.
Nga 31 teste të bëra 18 raste kanë rezultuar pozitive. Mësohet po ashtu se pjesa më e madhe janë raste kontakti.
Kujtojmë këtu se të hënën në vendin tonë u konfirmuan 69 raste me koronavirus, prej tyre 16 janë konfirmuar vetëm në Shkodër.
Lexo edhe: Konfirmohet një rast me Covid-19 në Fier, e moshuara dërgohet me urgjencë në Tiranë
Gjithashtu një rast i ri u konfirmua ditën e sotme edhe në Fier. Bëhet fjalë për një të moshuar 86-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. /abcnews.al/