Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 176 raste të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima dhe 80 të shëruar.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm të diagnostifikuarve ka arritur në 6080, prej të cilëve 2315 persona janë shëruar.
Deri më tani 286 persona e kanë humbur betejën me COVID-19.

