Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 158 raste të reja me koronavirus në vend, humbin jetën tre persona, 140 të shëruar

schedule16:02 - 6 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 6 Tetor, 2020

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 158 raste pozitive nga 905 testime të kryera për të dyshuar.

Numri i rasteve të reja sot është më i lartë se një ditë më parë, ku u konfirmuan 144 raste pozitivë.

Sipas ministrisë, rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.



Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, fatkeqësisht në 24 orët e fundit edhe tre qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 403 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 140 qytetarë nga koronavirusi. Numri është ulur në krahasim me ditën e djeshme, ku ishin 10 qytetarë me shumë që fituan betejën me Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu drejtua edhe sot me një apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19″, thuhet në apelin e MSH.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         158

Të shëruar ne 24 orë                      140

Humbje jete në 24 orë                  3

Testime ditore                                  905

Testime totale                   93,926

Raste pozitive                    14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                        5,200

Humbje jete                          403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës       565

Shkodër    397

Lezhë        260

Korçë    241

Elbasan    233

Fier 223

Vlorë     184

Kukës        136

Pesha 121

Dibër     80

Gjirokastër   56

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!