Konfirmohen 13 raste të tjera koronavirus, rritet në 946 numri i të infektuarve

schedule11:06 - 17 Maj, 2020

schedule 11:06 - 17 Maj, 2020

Për të tretën ditë radhazi në Shqipëri vijon që numri i rasteve të reja të prekura me Covid-19 të jetë i lartë. Shifrat e të prekurve të rinj duken më optimiste nëse e krahasojmë me dy ditët e fundit pasi janë regjistruar 13 nga 18 raste që janë regjistruar dy ditët e fundit.

Ndërkohë që rezulton se vatër e nxehtë tashmë është kthyer qarku i Durrësit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të 13 rastet e konfirmuara janë punonjës të fasonerisë si dhe familjarë e kontakte të tyre.

Ndërkohë që gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh dhe ndodhen të shtruar vetëm 17 pacientë nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në vendin tonë aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat ndërsa 76% e tyre janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, të ruajnë higjienën personale, dhe të shmangin vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Që prej të hënës në vend do të nisin aktivitetin një fashë e re biznesesh siç janë lokalet dhe restorantet të cilët do të kryejnë aktivitet vetëm në ambjentet e jashtme dhe në bazë të disa rregullave strikte. Rritja e numrit të të prekurve ditët e fundit shpjegohet me faktin e neglizhencën e qytetarëve pas hapjes së lëvizjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!