Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos miratoni draft-ligjin e koorporatës së investimeve

schedule12:29 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:29 - 29 Shtator, 2019

Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që draft ligji i “Korporatës Shqiptare të Investimeve” duke parë rëndësinë e veçantë të tij, të mos miratohet në seance plenare, por të kalojë fillimisht në një debat të gjerë publik dhe me grupet e interesit.

Eshtë shqetësuese, që qeveria shqiptare bëhet e ndjeshme në vendimarrjen e saj ligjore vetëm nga ndërhyrjet e institucioneve ndërkombëtare, sikurse ndodhi edhe me draft ligjin e Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Kështu shprehet në një njoftim për shtyp Konfindustria e cila vlerëson se është e papranueshme, që ligje me ndikim të thellë dhe afatgjatë në ekonomi dhe në konkurencën e lire në treg, sikurse është edhe projekt ligji në fjalë, të kalojnë dhe miratohen nga qeveria dhe ekzekutivi të kalojnë pothuaj në heshtje të plotë nga qeveria.

“Konfindustria shpreh shqetësimin, se tashmë po bëhet praktikë normale për ekzekutivin, që ligje me ndikim të ndjeshëm dhe afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytetarët, miratohen me shpejtësi dhe pothuaj në fshehtësi për publikun e gjerë dhe grupet e interesit.

Sipas konfinduatrias në vendet e zhvilluara demokratike akte të tilla ligjore, përvec tejdukshmërisë publike të plotë dhe debateve të hapura me grupet e interesit, nuk mund të hyjnë në fuqi në një afat më të shkurtër se dy vjet nga miratimi.  Në rastin në fjalë konfederata e industrive të Shqipërisë vë në dukje se nuk është zhvilluar asnjë debat publik dhe informacionet janë shumë të pakta për thelbin, qëllimet ,raportin përftim-humbje dhe rreziqet e mundshme të projekt ligjit në afatgjatë. /ABC News Albania 24/7