Konfindustria kërkesë Kuvendit: Mos miratoni aktet e paketës fiskale

schedule13:19 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 13:19 - 2 Dhjetor, 2018

Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare aktet ligjore pjesë e Paketës Fiskale 2019.Në të kundërt do të ketë falimentim të sigurtë të industrisë së plastikës paraljamëron administratori i  konfederatës së industrive të Shqipërisë.

Të mos miratohen aktet ligjore të parashikuar në Paketën Fiskale 2019. Është kjo kërkesa e Konfidustrisë drejtuar kuvendit duke renditur edhe pasojat që do të ketë industria plastike sipas saj.

“Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i aktit ligjor në fjalë, pjesë e Paketës Fiskale 2019, sjell goditjen duke filluar nga 1 janari 2019 të afër 200 kompanive të prodhimit të plastikës me pasoja:- shkatërimin e mbi 240 milion euro investime të kryera, – kalimin si të papunë deri 8 mijë puntorë të lidhur drejtpërdrejt dhe/ose tërthorazi si dhe – cënimin e rëndë të konkurencës brenda një numri të madh sektorësh të tjerë industrialë si të prodhimit të ujit, qumështit, lëngjeve”.

Sipas konfederatës së industrive shqiptare  vlerësohet se një treg me qarkullim vjetor deri në 100 milion euro/vit rrezikon të shkatërrohet pa kthim dhe paratë e shqiptarëve do të shkojnë drejt konkurentëve rajonalë në Greqi dhe Serbi. Goditje të rëndë do të kenë edhe fermerët me taksimin për herë të parë të një grupi të madh pajisjesh bujqësore.

“Mbështetur në projektin e paraqitur nga ekzekutivi, në një veprim të pashembullt më parë dhe i vetmi rast në Rajon, vendoset taksë mbi lëndën e parë të prodhimit të plastikës të përdorur nga industria vendore. Taksa mbi lëndën e parë të prodhimit të plastikës është në masën prej 25 lekë/kg”.

Gjithashtu, është ulur në favor të kompanive të huaja importuese taksa e “mjedisit” nga 100 lek/kg në 35 lek/kg thuhet në njoftimin për shtyp të Konfindustrisë e cila paralajmëron dobësimin me 10 herë të industrisë shqiptare të plastikës nëse do të miratohen aktet ligjore në seancën e ardhshme parlamentare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!