Në prag të sfidës ndaj Moldavisë ditën e nesërme në Air Albania, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj ka folur për mediat.
Elseid Hysaj ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për EURO 2024. Kapiteni i kuqezinjve tanë deklaroi para gazetarëve:
“Normal që Moldavia ka një skuadër të mirë dhe e ka treguar në ndeshjet e fundit. Një ndeshje luhet 90 minuta. Dhe besoj se do t’ia dalim mbanë.
Mbrojtësi i djathtë? Unë e di që jam më mirë djathtas. E kam më të lehtë. Nuk është se e bëj me shumë qejf atje. Djathtas jam shumë më i qetë.
Ndeshjet? Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë lojtarët e dijnë që nuk ka ndeshje të lehta. Nuk duhet të na marrë entuziazmi i tifozëve. Duhet të jemi në fushë me ndërgjegjën tonë që të shfrytëzojmë potencialin e lojtarëve tanë. Unë kam shumë qejf të kualifikohemi. Të gjithë kemi këtë mendim. Jemi një skuadër që luftojmë një kundër një.
Risitë me Sylvinhon? Po kuptojmë më shumë trajnerin. Me kalimin e kohës po mësojmë se çfarë kërkon trajneri që të bëjmë. Të shfrytëzojmë taktikat tona të lojës”, tha ai. /g.d abcnews.al/