Konferenca e sigurisë në Mynih, Zelensky: Putin është kërcënim për kombet e lira. Deri kur bota do ta lejojë?

schedule10:50 - 17 Shkurt, 2024

schedule 10:50 - 17 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke u bërë thirrje të pranishmëve të ndalojnë aggression rus, për një rend botëror të bazuar në rregulla.

“2024 duhet të jetë viti ku do të vendoset një rend i plotë botëror i bazuar në rregulla”, tha ai,

Duke folur në një sallë të mbushur me liderë botërorë, ai tha se nuk ka njeri për të cilin lufta e vazhdueshme në Evropë nuk përbën kërcënim.

“Kjo është lufta e Rusisë kundër çdo rregulli. Por për sa kohë bota do ta lejojë Rusinë të veprojë kështu? Kjo është pyetja kryesore sot. Ndoshta njerëzit do të duhet të jetojnë në një botë ku luftërat lokale nuk do të mbeten lokale.

Çdo shpërthim i një lufte rrezikon të kthehet në një katastrofë globale.

Ndoshta përdorimi i ushqimit si armë ose migrimi do të thyejë ekuilibrat ekzistues rajonalë dhe do të minojë shumë sisteme politike, jo vetëm në Europë, por edhe në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Amerikë.

Ndoshta, Europa po përballet me kohë kur çështja e nenit 5 të traktatit të NATO-s nuk do të jetë aspak një çështje për Uashingtonin, por për kryeqytetet evropiane.

Të tilla ‘ndoshta’ janë me qindra. Më 23 shkurt 2022, asnjëri prej tyre nuk ekzistonte. Tani, ata janë pjesë e realitetit. Dhe ajo që na mungon në këtë realitet: siguria. As për shtetin më të madh dhe as për shtetin më të vogël.

Ne duhet ta bëjmë sërish realitet sigurinë,” tha ai.

Presidenti i Ukrainës paralajmëroi se nëse bota nuk vepron tani,  vitet e ardhshme do të jetë katastrofike për shkak të Putinit, edhe për kombet e tjera. Ai këmbënguli se Ukraina mund të fitojë.

Mund të marrin tokat tona. Dhe Putini mund të humbasë. Dhe kjo ka ndodhur tashmë më shumë se një herë në fushën e betejës.

Duke folur për Vladimir Putinin e Rusisë, Zelenskiy tha:

“Ai e ka bërë gjenocidin e popullit tonë një pjesë të zakonshme të politikës së tij.”

Duke iu referuar vdekjes së raportuar të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny , Zelenskiy tha se Putini ëruan pushtetin përmes korrupsionit dhe dhunës”.

“Nuk duhet të kemi frikë nga disfata e Putinit. Putin është një kërcënim për të gjitha kombet e lira”.

Volodymyr Zelenskiy , përfundoi fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke u thënë politikanëve, diplomatëve dhe ekspertëve të mbledhur:

“Ju lutem, mos e pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta. Pyesni veten, pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë luftën. Uroj që bota jonë e bazuar në rregulla të mos bëhet kurrë bota e së djeshmes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!