Koncerti dedikuar Nënë Terezës në Vatikan, dirigjenti Llapaj: Shpirti i saj ishte kudo në sallë, në çdo qelizë

schedule09:59 - 31 Tetor, 2023

schedule 09:59 - 31 Tetor, 2023

Dirigjenti Bujar Llapaj e ka konsideruar si një moment të veçantë në karrierën e tij, himnin për Nënë Terezën që ka luajtur në Vatikan.

Gjatë një interviste në emisionin “Pas Mesnate”, ai u shpreh se në atë sallë ishte kudo shpirti i saj, në çdo qelizë.

Sakaq, Llapaj ka ndarë detajet nga organizimi  i këtij jubileu me përmasa ndërkombëtare, që u finalizua me zërin e këngëtares së madhe, Rita Ora.

“Ka qene një mbrëmje e veçantë në karrierën time, sepse i kushtohej një figure botërore që për fatin tonë të mirë ishte shqiptare. Kudo në qoftë se thua Nënë Tereza nuk ka njeri që mos ta njohi. Ajo na jep krenari. Janë disa figura të historisë sonë që na japin krenari kudo që shkojmë. Kështu që ai ishte një koncert për shënjtërimin e saj.

Gjithmonë këto aktivitetet e mëdha kanë vështirësitë e veta, orkestër, kor, lëvizje. Mbaj mend që në atë mbrëmje, Nënë Tereza, shpirti i saj ishte kudo aty, ishte në sallë, në çdo qelizë. Aty nuk kishte rëndësi se si e lëvizje baketën, por rëndësi kishte se si të komunikoje me gjithë atë grup, që nga Inva Mula që këndonte, kori, piano, të gjithë që u bën bashkë. Ishte një moment që nuk je në tokë, shumë hyjnor.

Kjo është meritë e organizimit të madh që u bë, që nga ideja e Diana Toskës, një gazetare në Shkup, e cila ishte e pasionuar pas figurës së Nënë Terezës, së bashku me Don Lush Gjergjin gërmonin se çfarë të bënin se po vinte lumturimi i Nënë Terezës dhe shenjetërimi i saj. Ajo ishte ideja e tyre dhe pastaj bashkëpunimi me Genc Çukiqin dhe Inva Mulën të prezantojnë një vepër. Për Nënë Terezën ka me dhjetra, me qindra krijime. Në fund të fundit ky është një krijim shqiptar që është mbështetur mbi një korale të Lorenc Antonit dhe me tekst të Nënë Terezës vetë. Lorenc Antoni faktikisht është kushëri i Nënë Terezes dhe janë bërë bashkë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!