Komuniteti shqiptar në Ukrainë: Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar

schedule15:21 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:21 - 28 Shtator, 2022

Dy përfaqësues të komunitetit shqiptar në Ukrainë, përkatësisht bnë fshatin Karakurt, kanë shprehur shqetësimet e përditshmërisë së tyre gjatë kohës që lufta atje po vazhdon. Në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, aktivist nga Kosova pranë komunitetit shqiptar në Ukrainë, Jakup Leçaj është shprehur që ‘fshati ynë Karakurt ndodhet në perëndim të Odesës dhe tri fshatra të tjera me shqiptare ndodhën në qytetin e Milipolit janë nën pushtimin rus’.

Fshati Karakurt ka rreth 800 shtëpi, ku 70 përqind e banorëve janë shqiptarë.

Sipas Rodokut, banor në këtë fshat, tyre ‘jeta zhvillohet normalisht, dyqanet janë të hapura, në shkollë mësimi mbahet vetëm online, sepse dje ka pasur një njoftim për sirena për bombardim. Njoftimet për bombardime vijnë me mesazhe në telefon’. Bombardimet ndodhin vetëm në qytetet e mëdha të tilla si Odesa, apo në qytetet e afërta por jo në fshatin Karakurt.

Jakup Lecaj: ‘Jeta vijon normalisht, materialisht jemi keq, ka inflacion të madh, shumica e njerëzve nuk punojnë, jetojmë qetë por me probleme ekonomike, më shumë problem se siguria janë problemet ekonomike’.

Sipas tyre:
‘Për shqiptarët e Ukrainës nuk ka asnjë ndihmë, nga shteti ynë amë, asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, ndërkohë që shtetet e tjera kujdesen për bashkëkombësit këtu në Ukrainë, as ndonjë telefonatë, asnjë ndihmë për shqiptarët e Ukrainës nga shteti shqiptar… Kërkojmë të kemi përkrahje materiale, vetëm shqiptarët nuk kanë as përkujdesje dhe as ndihmë, edhe bullgarët ndihmojnë pakicat e tyre, pakica moldave ndihmohet nga Rumania’.