Kompozitori i njohur, Zef Çoba flet hapur: Këngën “Sherbelo” ma vodhi producenti i “Miss Globe”

schedule11:08 - 27 Tetor, 2023

schedule 11:08 - 27 Tetor, 2023

Kompozitori i njohur, Zef Çoba ka folur hapur në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ka zbuluar një ndër rastet e shumta kur i vodhën një këngë. Bëhet fjalë për hitin “Sherbelo”, që është hiti i tij “Djali i Kumbarës” e ndërthurur me motivin e këngës folklorike.

Çoba tregoi se ai që ia ka vjedhur këtë këngë është producenti i “Miss Globe”, i cili e bëri pjesë të spektaklit të tij, pa e publikuar vetë akoma.

“Këngën ‘Djali i Kumbarës’ unë e bëra me porosi të Nikollë Nikëprelës dhe ime shoqe më kishte dëgjuar duke krijuar, por ajo çfarë habia ka qene Miss Globe 2004 dhe një katërshe, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Eranda Libohova dhe Evis Mula e paraqitën si një kolazh “Sherbelo”. Sigurisht ishte marrë këngë “Djali i Kumbarës” dhe ishte bashkangjitur dhe me motivin e këngës folklorike “Sherbelo”. Kënga ishte hera e parë që paraqitej dhe u bëra kuriozë sesi ka shtegtuar ajo këngë dhe Nikolla me dëshirën e tij e kishte realizuar. I kishte bërë dhe klip, e kishte çuar për ta transmetuar në një televizon dhe e kishin marrë këngën pa u transmetuar. Nuk na kishte marrë kush leje. Është e turpshme të vidhesh nga një koleg, një regjisor. Është e turpshme nga një njeri që pretendon të marrë të drejtat e autorit, është e dhimbshme”, u shpreh kompozitori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!