“Komploti” për vrasje/ Prokuroria kërkon shoqërim me forcë të Doshit e Bamit

schedule16:27 - 17 Maj, 2018

schedule 16:27 - 17 Maj, 2018

Në seancën e parë gjyqësore ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, Gjykata e Tiranës refuzoi kërkesën e prokurorisë për shoqërimin e detyrueshëm të Doshit dhe Bamit. Ndërkohë, seanca dështoi për shkak të mosnjoftimit të ish-deputetit Frroku, i liruar nga burgu javën e kaluar.

Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e dosjes gjyqësore në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit. Ata akuzohen për “kallëzim të rremë” përmes fabrikimit të provave të një skenari për vrasjen e deputetit Doshi në vitin 2015. Pas një ping-pongu mes Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Lartë për kompetencën e gjykimit, dosja do shqyrtohet nga e para nga gjyqtarët e Tiranës.

Seanca e parë e këtij procesi dështoi, për shkak të mosnjoftimit të të pandehurit Mark Frroku. Gjykata i kishte dërguar njoftim ish-deputetit në burgun e Fierit ku ai vuante një dënim, por Frroku nuk gjendet më aty, pasi javën e kaluar fitoi lirinë.

Ndërkohë në sallën e gjyqit, nuk ndodheshin as deputeti Doshi apo i pandehuri Durim Bami, të cilët përfaqësoheshin me avokatë. Prokurorja e ccështjes kërkoi shoqërimin e tyre të detyrueshëm, kërkesë që nuk u miratua nga gjykata.

Ne te njejten kohe pranë ambiemteve të Parlamentit ku gjendej për llogari të seancës plenare Doshi nuk la pa komentuar kërkesën për shoqërimin e tij me forcë.

Në seancë avokati i deputetit i tha gjykatës se po shikojnë mundësinë e një kërkese për gjykim të shkurtuar. Ky lloj gjykimi, i cili shkurton kohën, shmang pyetjen e 53 dëshmitarëve të dosjes, mes të cilëve  Presidenti Ilir Meta, kryeministri, Edi Rama, ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas prokurorisë, të pandehurit e kësaj dosjeje, Doshi, Frroku dhe Bami në vitin 2015 krijuan proiva të rreme qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kreut të atekohshëm të Kuvendit, Ilir Meta, si edhe personave të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!