Kompania bioteknologjike amerikane Moderna ka marrë aprovimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të vazhduar në fazën e dytë të testimit të vaksinës për koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania të enjten me anë të një njoftimi për shtyp. Thuhet se shumë shpejt nis faza e radhës e testeve klinike ku do të marrin pjesë 600 vullnetarë.
Vaksina, mRNA-1273, ishte vaksina e parë që filloi provat klinike në Shtetet e Bashkuara. Moderna tha se është duke përfunduar protokollin për një studim të fazës 3 i cili pritet të fillojë në fillim të verës.
Gara për të zhvilluar trajtim apo vaksinë për të luftuar koronavirusin është intensivisht konkurruese dhe investitorët po shikojnë nga afër shenjat e përparimit në trajtime dhe vaksina. Moderna, si dhe kompanitë e tjera në garë, po rindërtojnë prodhimin përpara miratimit në mënyrë që të shpërndajë me shpejtësi doza nëse kandidati i tyre rezulton efektiv kundër virusit dhe i sigurt për njerëzit. /abcnews.al/