Komisioni reformës zgjedhore mblidhet në 7 Maj, Kuvendi i dërgon ftesë PD

schedule16:29 - 4 Maj, 2019

schedule 16:29 - 4 Maj, 2019

Partia Demokratike merr zyrtarisht ftesën nga Kuvendi i Shqipërisë për të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të reformës Zgjedhore. Dy bashkëkryetarët e këtij komisioni kanë përcaktuar datën 7 Maj për të zhvilluar mbledhjen e pare me përbërjen e re të anëtarëve.

Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë vendosur të mbledhin komisionin që drejtojnë së bashku, atë të reformës Zgjedhore. Ftesën për të marrë pjesë ia adresojnë edhe Partisë Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit duke e siguruar se nuk do të jetë një vëzhgues i thjeshtë.

“Vëzhguesi i Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, do të ketë të drejta të plota që u përkasin bashkëkryetarëve të komisionit”.

Mbledhja e parë me përbërjen e re që mori kartonët jeshilë në parlament do të zhvillohet në 7 Maj në orën 17 ku do të miratohet axhenda e punës së komisionit, ekspertët dhe kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!