Vettingu në Polici, nis puna për 45 dosjet e para

schedule09:15 / 30/05/2019

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut në radhët e policisë. Dosjet e vetëdeklarimit janë tërhequr dhe ka nisur puna në fazën e parë. Sipas parashikimeve ligjore do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

Dosjet e vetëdeklarimit të drejtuesve të policise janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna për shqyrtimin e deklaratave, dhe verifikimet përkatëse.

Si Vettingu në sistemin të Drejtësisë edhe ai i Policisë mbështet në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Në fillim do të bëhet vlerësimi për 31 drejtues të lartë në Policinë e Shtetit. Nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të parët do të kalojnë në sitë 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës 2 drejtues.

Në tatal do të kalojnë në filtrate e Vetting-ut 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit. Godina është përcaktuar në ambientet e Gardës së Republikës dhe sipas ligjit, për çdo subjekt do të mbahet seancë e hapur dëgjimore. Për vlerësimin e 250 gradave të larta, u caktua një komision me anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. 5 vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë u përzgjodhën me konkurim. Ndërkohë dy fazat e tjera të shqyrtimi të Vettingut, do të bëhen nga drejtuesit e SHCBA-së dhe ato të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukeses fazën e parë të Vettingut.  Përfshirja e ShÇBA u bë pas ndryshimeve që kërkoi  ministri i Brëndëshem Sandër  Lleshaj, pasi sipas tij kjo i kursente Buxhetit të Shtetit mbi 2.6  milione Euro.

Në mbështetje të ministrisë së Brendshme, janë edhe partnerët ndërkombëtarë me misionet e tyre si Pameca e Europol të cilët kanë asistuar më herët në hartimin e kuadrit ligjor. Procesi i Vettingut në Polici u shty afërisht me 1 vit nga afati përbyllës që ishte caktuar data 8 maj i 2018.

Gazetar: Andi Qosja

/ABC News Albania 24/7

schedule09:15 / 30/05/2019