Komisioni i Venecias rrëzon pr/ligjin e qeverisë për tokat bujqësore

schedule16:27 - 3 Tetor, 2019

schedule 16:27 - 3 Tetor, 2019

Komisioni i Venecia nuk e pranon projektligjin e qeverisë për hipotekimin e tokave bujqësore, duke kërkuar që nenet të rishkruhen.

Sipas Komisionit të Venecias, nuk është e qartë se çfarë ndodh kur  toka bujqësore që përdoret nga familjet, nuk përputhet me atë aktin e marrjes së saj në pronësi me ligjin 7501.

Projektligji i qeverisë për marrjen në pronësi të tokave bujqësore nuk është pranuar nga Komisioni i Venecias.

Pas debatit publik për këtë çështje, Gramoz Ruçi kërkoi një opinion nga Komisioni, i cili, pasi shqyrtoi çështjen, vlerëson se nisma e qeverisë ka defekte.

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”.

Dy nene të ligjit, ato që tregojnë se si veprohet kur toka që përdor familja bujqësore nuk përputhet me atë të dokumentuar sipas ligjit 7501, janë më problematiket sipas Venecias.

“Ekziston një rrezik i lartë që projektligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Në opinionin e Venecias, pasqyrohet dhe një shqetësim i opozitës për zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensim e pronave.

“Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse më kanë zgjidhur kompensimin, duke e mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë shtetërore që të përdoret për programet shtetërore”.

Ky dokument i Venecias do të miratohet në seancën e 11 tetorit, së bashku me opinionin për “shkarkimin” e Ilir Metës./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!