Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri tha këtë të mërkurë se Komisioni për Sigurimin ka thirrur në një seancë dëgjimore Ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi dhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano , për situatën e rëndë kriminale në vend.
“Dje dhe sot kam biseduar me të gjithë kolegët e opozitës kemi rënë dakord të thërrasim në seancë dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare Ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi dhe ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano për situatën shumë të rëndë të kriminalitetit në vend. .
Gledis Nano në deklaratë për mediat franceze deklaroi se 14 persona i kanë shpëtuar arrestimit për dekonspirim operacioni. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që viunte katër ditë pasi drejtori ishte shkarkuar. Shkarkimi i Nanos ishte për mosrealizim objektivash,” tha Ferdinand Xhaferri./abcnews.al/