Komisioni i Konkurrencës ndalon zbatimin e marrëveshjes, pezullohet rritja e çmimit të patentës

schedule18:33 - 1 Mars, 2023

schedule 18:33 - 1 Mars, 2023

Çmimi për marrjen e patentës nuk do të rritet. Autoriteti i Konkurencës në mbledhjen e të mërkurës ka pezulluar  zbatimin e marrëveshjes mes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe autoshkollave. Në bazë të kasj marrëveshje të 13 shkurtit 2023  u vendos rritje e çmimit të patentave, ku për kategorinë B pritet  të shkojë 85 mijë, nga 45 mijë që është aktualisht.

Në një njoftim për shtyp  ky institucion thotë se caktimi i tarifës minimale rrezikon të sjell dëm të pariparueshëm për konkurencën në formin e këtij shërbimi duke reduktuar seriozisht  përfitimet që tregjet konkuruese ofrojnë për konsumatorët.

Nisur nga kjo është kërkuar depozitimi i të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e saj, për të kryer vlerësimin ligjor, nëse ka shkeleje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës

Gjithashtu Autoriteti i Konkurencës sqaron se kjo masë merret deri në përfundim  të procedurës administrative dhe marrjen e një vendimi final.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë me arsyetimin  e rritjes së cilësisë së shërbimeve si dhe luftën ndaj evazionit fiskal.