Komisioni i Ekonomisë diskuton koncesionet

schedule16:05 - 13 Nëntor, 2017

schedule 16:05 - 13 Nëntor, 2017

Pikëpyetjeve për kosto të larta nga koncesionet dhe projektet e partneritetit publik-privat, ministri i Financave iu është përgjigjur se kostot e tyre nuk do të kalojnë 5% të të ardhurave në një vit. Ky kufi sipas tij, do të mbajë nën kontroll efektet e koncesioneve në buxhet.

Përvoja jo e këndshme e kontratave koncesionare në Shqipëri, ka bërë që të diskutohen për më shumë se dy orë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kostot e kontratave të ardhshme, vlera e të cilave në partneritet me qeverinë shqiptare do të shkojë 1 miliardë euro.
Me një tavan shpenzimi prej 5% të të ardhurave në një vit, Ministri i Financave theksoi se do të shmangen rreziqet për financat publike.
Aktualisht kostot e koncesioneve dhe projekteve në partneritetit me qeverinë janë 2.4% e të ardhurave sipas tij.
Duke diskutuar dëmet e kontratave, mazhoranca dhe opozita fajsuan njëra-tjetrën. Sipas Ahmetajt, janë në total 213 kontrata koncesionare prej të cilave 178 janë lidhur para 2013-s.
Qeveria shqiptare është tërhequr nga një prishje e mundshme kontratash për shkak të kostove të larta në Arbitrazh, ndërsa ka në plan të rishikojë kontratat në sektorin e naftës.
Dyshimet e projekteve të reja e problemet e atyre të vjetrave kryqëzuan debatin, Ministri Ahmetaj theksoi se koncesioni për markimin e naftës vijon të mos përmbushë kërkesat për të markuar naftën bruto./abcnews.al

 

https://youtu.be/fQ6bNjoa6d8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!